Aksident i rëndë në Turqi: 16 të vdekur, mes tyre dy gazetarë
Të paktën 16 persona raportohen se kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gaziantep të Turqisë.
Po ashtu mediat turke raportojnë se janë lëndar 21 persona.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së autobusit me autoambulancën e parkuar dhe zjarrfikësit, të cilët kishin ardhur për të ndërhyrë në një aksident që kishte ndodhur paraprakisht.
E përfshirë është edhe një veturë e një agjencie turke të lajmeve IHA.
Mediat turke raportojnë se mes të vdekurve janë 3 zjarrfikës, 4 personel mjekësor dhe 2 gazetarë.