Aksident i rëndë, një i vdekur, 7 të lënduar
Një i vdekur dhe shtatë të lënduar, është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Gostivar-Kërçovë.
“Sot rreth orës 15:30 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën Gostivar–Kërçovë ka ndodhur aksident trafiku në mes të një xhipi Mercedes, makine BMV dhe një kamioni. Një person që ka qenë në kamion ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar, të cilët janë dërguar në spitalin e Gostivarit”, thuhet në njoftim e policisë.
Komunikacioni në këtë rrugë akoma është në ndërprerje, ndërsa Prokuroria e Gostivarit është duke kryer ekspertizë. (foto arkiv)

