Aksident i rëndë, një i vdekur, një e lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Pejë, ku një person ka humbur jetën, kurse një tjetër ka marrë lëndime.
Mitrovicë 08.07.2022 – 13:50. Në rrugën rajonale Pejë–Mitrovicë në fshatin Lushtë ka ndodhë aksident trafiku me fatalitet në mes të një veture udhëtarësh dhe një autobusi të dyja me targa vendore, me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës, viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa lëndime trupore ka pësuar pasagjerja e asaj veture femër kosovare e cila është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Mitrovicë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

