Shkollat e Gjilanit mbajnë grevë në dy orët e para

Të gjitha institucionet arsimore të komunës së Gjilanit, përfshirë çerdhet,  shkollat fillore dhe të mesme, në shenjë pakënaqësie ndaj pezullimit të ligjit të pagave, i cili parashihte ngritje të pagave për këtë kategori.

Lajmin e ka bërë të ditur për MediaFokus, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica.

“Pas grevës dy orëshe, procesi mësimor po vazhdon normalisht në të gjitha shkollat e Gjilanit”, ka thënë Gagica.

Grevistët kanë kërkuar që të punësuarit në arsim dhe gjithë të tjerët pagën e dhjetorit ta marrin bazuar në Ligjin e pagave.