Aksident i tmerrshëm, dy persona po luftojnë për jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Vlorë-Radhimë, ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët po marrin ndihmën e parë në spital.
Makina tip “Ford Focus” me targa AA581GV ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë, duke pësuar dëme të mëdha materiale, derisa dy personat që ishin brenda saj, morën plagë të rënda.

