Aksident me dy të vdekur, njëri fëmijë

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku në fshatin Zajm të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.

“Dy persona kanë vdekur në aksidentin në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”, tha Gashi.