Aksident mes veturës dhe motoçikletës, një person dërgohet në QKUK

Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor, ku një veturë ka goditur një motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Në vendin e ngjarjes kanë dal ndihma mjekësore, pasi raportohet se viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK.

“Rreth orës 19:30, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, ndihmë mjekësore ka kërkuar motoçiklisti i cili është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka bërë të ditur Policia.