Ky është djali që u vra nga babai i tij në Podujevë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Podujevë. Sipas mediave, babai ka shtënë më armë zjarri (kallash) në drejtim të djalit të tij, i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Insajderi mëson se Erdonit Ismajli është i riu që dyshohet se mbeti i vrarë nga babai i tij, Naim Ismajli.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas informative të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent”, është shprehur Agron Borovci, zëdhënës i policisë.