Aksident në Ferizaj, mbesin të lënduar pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zaskok, në komunën e Ferizajt, ku kanë mbetur të lënduar pesë persona, raporton policia.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shqiptar i Maqedonisë Veriore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm mjekësor”, njofton policia.