Një person dyshohet se ka rënë në lumë

Një person dyshohet se ka rënë në lumë në Klinë dhe nuk dihet nëse ka mbijetuar ose jo.

Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga Klan Kosova, dy dëshmitarë sa ishinduke kaluar andej e kanë parë një person në lumë që po mbytej.

Njëri nga ta ka hyrë për ta shpëtuar po për shkak të thellësisë aty, nuk mundi ta shpëtonte.

I njëjti i ka njoftuar policinë, të cilët tashmë janë në vendngjarje, ku po pritet t’i bashkohen edhe ekipet e FSK-së.

Ende nuk është identifikuar personi që dyshohet se ka rënë në ujë./klankosova/