Aksident në Gjilan, lëndohen dy persona

Policia ka bërë të ditur se dje në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave dhe pér pasojë, dy persona janë lënduar.

Njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU

Gjilan 29.11.2022, 23:20. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke e drejtuar veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia e godet veturën e viktimës mashkull kosovar ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjerët kosovarë.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.