Haziri: Tash e dy vite Komuna e Gjilanit ka mbetur pa kryetar

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se tash e dy vite Komuna e Gjilanit ka mbetur pa kryetar.

Haziri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se udhëheqja e komunës ka paaftësi financiare, mosdije në zbatim e mungesë në vizion.

“Është fatkeqësi e madhe që Gjilani sot e dy vjet ka mbetur pa kryetar. Kjo udhëheqje e Komunës ka paaftësi financiare, mosdije në zbatim e mungesë vizioni, duke e rezikuar progresin që ne e kemi shkaktuar në të kaluaren e afërt, po e rezikon të ardhmen e po e mbytë shpresën për gjeneratat e reja, dhe ia ka garantuar një regres Gjilanit.” – ka shkruar Haziri.

Ai tutje ka thënë se gjatë qeverisjes së VV-së, Gjilanit ka rrëshqitur në regres që nënkupton degradim të projekteve të filluara e mosrealizim të projekteve në shtratin e lumit Mirusha, në shtratin e lumit Stanishorka, në rrugët regjonale nuk ka zhvillim të punimeve etj.

“Gjatë kësaj periudhe të qeverisjes së VV-së, Gjilani ka rrëshqitur në regres që nënkupton degradim të projekteve të filluara e mosrealizim të projekteve në shtratin e lumit Mirusha, në shtratin e lumit Stanishorka, në rrugët regjonale nuk kemi zhvillim të punimeve, përkatëisht në rrugën Gjilan-Prishtinë, kemi ndalje të punimeve në rrugën Gjilan-bunari i Përlepnicës, kemi anulim të rrugës nga “Planeti” në drejtim të Banjës së Dobëranit. Të mos flasim për moszhvillimin e projektit të ndriçimit në fshatra. Ndërkaq, po e ritheksojmë, asnjë arsye nuk ka që të shtyhet impianti për trajtimin e ujërave të zeza deri në vitin 2027.” – ka thënë Haziri.

Ai tutje ka thënë se beson që Kuvendi Komunal mund të jetë një lloj ure mes opozitës dhe qeverisë komunale.

“Ne besojmë që Kuvendi Komunal, mund të jetë një lloj ure në mës opozitës dhe qeverisë komunale, në mënyrë që në projeksionet zhvillimore të Komunës të mos vazhdojë degradimi.” – ka përfunduar Haziri.