Aksident komunikacioni në Gjilan, lëndohet një person
Policia ka njoftuar se dje ka ndodhur një aksident komunikacioni në Gjilan, ku një person është lënduar.
Njoftimi i plotë:
Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan 10.05.2022 – 08:30. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga ngasësit dhe i njëjti pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

