Mjekët e Diasporës: Antibiotikët po lënë pasoja post COVID-19
Përballja me COVID-19 për pacientët e infektuar vijon edhe pas trajtimit dhe negativizimit. Mungesa e një protokolli mjekimi të përgjithshëm çoi në përdorimin e lartë të antibiotikëve, madje edhe në fazat fillestare të sëmundjes.
Mbingarkesa e organizmit të qytetarëve me këto doza, po lë pasoja në shëndetin e tyre.
Në një diskutim të përbashkët me autoritetet shëndetësore në Shqipëri, mjekët e Diasporës ngritën alarmin për shmangien e antibiotikëve pa kriter.
Përballë një sëmundje të panjohur, edhe Arben Gjata, pranon se është vepruar në mënyrë të gabuar dhënia e antibiotikëve.