Aksident në Gjilan, lëndohet një person

Policia bën të ditur se dje ka ndodhur një aksident komunikacioni në Gjilan, ku drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime.

Raporti i plotë i policisë:

Rruga Avdullah Tahiri, Gjilan, 22.05.2022 – 01:00. Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë dy automjete civile me drejtues meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit njëri drejtues i automjetit ka pësuar lëndime trupore i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar për në shtëpi.

Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos mbajtjes së distancës.