Krasniqi: Kurti po shkatërron gjithçka, Trepça caku i radhës

Në një postim në rrjetin social Facebook, deputetja Krasniqi ka thënë se Kurti ka shkatërruar gjithçka të ndërtuar ndër vite dhe sipas saj, tani radhën e ka Trepça dhe minatorët.

“Shkon një herë, bëhen gjurma; dy tri herë bëhet udhë”, citon ajo.

“Kryeministri Kurti e ka bërë udhë luftën me sindikatat dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike. Pikërisht mashtruesi Kurti për vite me radhë gënjente se do të qëndroj afër sindikatave dhe punëtorëve por me të ardhur në qeveri ai i luftoi ata me kërcënime e shantazhe, e tani edhe me paga”, ka shkruar Krasniqi.

“Ky njeri po shkatërron gjithçka që kemi ndërtuar për vite me radhë dhe tash Trepça e minatorët janë caku i radhës. Ndoshta për ju dhe milionerët rreth teje Kryeministër nuk ka rëndësi paga por për minatorët është vet ekzistenca e tyre dhe familjes. Turp Kryeministër!”, ka shkruar deputetja e LDK-së.