Një autobusi nga Suedia iu ndalua hyrja në Kosovë

Ata gjatë rrugës për në Kosovë u ndalën në pikën kufitare në Jarinjë.

Pronari i agjencisë “Nal Buss”, Njazi Halimi, tha se iu kërkua një leje për të kaluar në territorin e Kosovës.

Madje, Halimi thotë që policia i kërkoi që të kthehet përsëri në Serbi, nga ku edhe kishte kaluar.

“Për mirëseardhje të bashkatdhetarëve të Kosovës sot kur erdhëm në doganë të Kosovës na thanë që Nal Bussi nuk ka licencë për me hy në Kosovë për shkak se duhet me pasë licencë speciale me hy në Kosovë. Dhe na thanë që duhet me u kthy në Serbi edhe m’i lanë udhëtarët m’u organizu për me ardh në shtëpia të veta”, tha ai.

Me këtë licencë, Halimi tha se udhëton në krejt botën dhe nuk ka pasur probleme të tilla ndonjëherë.

“Nuk mujsha me kuptu unë çfarë licence, një agjenci e autobusëve të Suedisë me marr licencë të Kosovës. E dyta, thanë nëse është vozitësi i lirë, duhet çdo udhëtar të ketë një kontratë ku ka me jetu në Kosovë. Na nuk sjellim turista të huaj, por i sjellim bashkatdhetarët tanë dhe secili banor jeton në shtëpitë e veta”, u shpreh ai.

Agjencia u gjobit me një gjobë prej 1000 euro.

Mirëpo, Halimi kërkon që t’i mundësohet qarkullimi i autobusit, pasi që të nesërmen do të niset për Suedi me 57 udhëtarë, të cilët i kanë kaluar pushimet në Kosovë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kjo është në kompetenca të Inspektoratit Policor të Kosovës, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje për teve1. (foto ilustrim)