Aksident në Gjilan, lëndohet rëndë motoçiklisti
Në Gjilan para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë, ku është përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, raporton Mediafokus.info.
Rastin e ka konfirmuar për Mediafokus.info zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Toger Ismet Hashani, i cili ka njoftuar se vozitësi I motoçikletës është lënduar rëndë.
“E konfirmoj se në orët e mesditës ka ndodhur një aksident, ku është përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informata e para, motoçiklisti është lënduar rëndë, ndërsa nuk kam, informata për të tjerët. Ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Hashani për Mediafokus.info.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Halim Orana”, afër furrës “Dora”./Mediafokus.info/

