Varroset viktima e Coronavirusit në Vrapçiq

Është varrosur të premten viktima e coronavirusit Z.I., 72 vjeçar, në Vrapçiq të Gjilanit, shkruan Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e jashtëzakonshme me gazetarë.

“I ndjeri Z.I. (72 vjeç), ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë që nga testimi më 25 mars. Gjendja e tij ka qenë pa vështirësi e pa simptoma të rënda, por për shkak të problemeve tjera shëndetësore, infeksioni i ka shkaktuar efektet e rënda, duke ndërruar jetë”, ka thënë Haziri.

Në varrim, pos familjes së ngushtë dhe hoxhës së caktuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame, ka marrë pjesë edhe nënkryetari e Gjilanit, Arbër Ismajli. /Foto: Arkiv/Mediafokus.info