Aksident në Gjilan, motoçiklisti dërgohet në spital pas aksidentit me një veturë

Një veturë me targa vendore dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti, njofton Policia, transmeton Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën Avdulla Presheva, në lagjes Dheu i Bardhë të Gjilanit.

Si pasojë e aksidentit motoçiklisti mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./mediafokus.info/