Sot, shorti për renditjen e partive në fletëvotimin e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021, ora 10:00”, ka thënë ai.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të llojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit.