Policia jep detaje për zyrtarin policor që dyshohet se vrau veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 18:56, pasi një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje përpara Nënstacionit Policor në Ranillug.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se polici i cili dyshohet e ka kryer vetëvrasjen është Reshat Hoda.

Gjithashtu, lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjilan.

Në përgjigjen e policisë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale, njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit.

“Ju njoftoj se më 31 janar 2021 rreth orës 18:56 se pjesëtari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale, njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në përgjigje.