Sadullah Brestovci “Kreshtini i Karadakut”

Gjurmët e tij në kalldrëmën e Gjilanit i ka lënë edhe Sadullah Brestovci, të cilin kronisti i Gilanit, Lulzim Behxheti e quan “Kreshtini i Karadakut”, shkruan Mediafokus.info

Ja si e portretizon ai Brestovcin:

‘Per ni komb mos mu zhduk n’harres, pena e nji njeriu t’meqem duhet me shkru.

E kto e ke bo ti agja Sadullah. Edhepse jetove shkurt, la mas veti punen madhnore tonden. Bash qashtu qysh i ka hije nji kalldermgjije.

Me fol e tregu per jeten e punen tonde mu s’me takon, se duhet me kon i nivelit tond, e une s’jom.

Veq po du me t’perkujtu ty si sheherli t’kalldermes ton’, me i perkujtu t’rijve se nji gja po harrohet.

Me studju e me shkru per Idriz Seferin e per Mulla Idriz Gilanin kryepatriotat e Kosoves n’kohen ma t’keqe t’zullumit mbi kombin ton’, tybe u kon dasht me kon trim e patriot i dimenzionit hyjnor, si ti qysh je.

Thojn me mujt me njoft dushmonin duhet me ja dijt rrojt. E ti kto e ke bo n’myren ma t’persosun.

I shkove anmikut n’der, ja qele librat n’Beograd e Sarajev’, n’Zagreb e Cetine, jav msove pislleqet shekullore edhe ja la amanet t’shkrum brezave ton’.

Kjo osht per mu guxim i pashoq, nivel i dijnis mbi kohen kur jetove.

Su nale veq me Kreshnin e Karadakit, e as me Mollen e Kuqe, e as me Vilajetin e Nishit, e as me LKSh n’Kazan t’Gilanit, e as me Nahin’ e Gilanit e as me Skenderbeun, e as kur shkrujte per masakren e Shefqet Turgut Pashes n’Karadak, e as kur i hallakate me shkrimet e tua Xhonturqit e sh.19-20, e as kur shkrujte per trimnin e Xhelal Beut nga Ternoci e shum e shum qera qe s’mdel dita me i permend.

Shka po du me thon o trim i mendjes e penes, pa ty s’kishmi dijt sa trima e trimnesha ka dhon kjo toke e bekume.

Agja Sadullah, me m’fal qe kto shka shkrujta s’jon t’rangut tond, amo dashta me t’thon se kalldermja jon’ si harron njerzt e vet t’mdhaj.

U rrahatofsh n’driten e Parajses bash qashtu qysh e ke pas qef me ndrit historijen e Nahijes e t’kombit ton’.

Pusho n’rrahati tash o njeri i madh.
E dij se edhe ti kishe dasht me ja kthy Gilanit hjeshin e namin e kalldermes’.