Aksident në lagjen Arbëria të Gjilanit
Një aksident komunikacioni ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në rrugën Gjilan-Preshevë.
Sinjalizuesit e Mediafokusit kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes ku shihen dy vetura, njëra prej tyre bukur shumë e dëmtuar në pjesën e përparme.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të lagjes Arbëria, afër marketit Bum.
Nuk njoftohet për të lënduar. /Mediafokus

