Kamerat e sigurisë vendosën në qytetin e Vitisë
Qyteti i Vitisë, tash e tutje do të ketë kamerat e sigurisë, të cilat janë ndihmesë e madhe në zbulimin e veprave kriminale.
Në këtë qytet të rajonit të Gjilanit, të shtunën janë vendosur kamerat e sigurisë, në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me UNMIK-un dhe policinë.
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se vendosja e kamerave ishte edhe kërkesë e banorëve, sepse rritet siguria në qytet.
Përndryshe kamerat e vëzhgimit janë vendosur në vendet më të frekuentuara të qytetit.