Aksident në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, ka të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Fushë-Kosovë, ku si pasojë ka edhe të lënduar.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipet emergjente, të cilat po merren me rastin.
Duhet përkujtuar që gjatë këtyre ditëve është paralajmëruar të ketë mjegull dhe ngrica në mëngjes, gjë që mund të ndikojë edhe më tepër në aksidentet e trafikut./Lajmi.net/



