Haziri: Konventat e Rinisë dhe Gruas ishin manifestim i madh politik për zgjedhjet e 17 tetorit

Kryetari i LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka vlerësuar se Konventat e Rinisë dhe Gruas ishin manifestim i madh politik për zgjedhjet e 17 tetorit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se po vazhdojnë me vizitat në terren, nëpër nëndegët e kësaj partie, sikurse edhe në takime me qytetarët, grupet e interesit dhe ekonominë lokale.

Postimi i plotë:

Sot pasdite strukturat e LDK’së në Gjilan u takuan në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor lokal/17 tetorin.

Vlerësuan lartë procesin e Konventës për Rini dhe udhëheqjen e re me Gentrit Murselin, duke falënderuar udhëheqjen e Rina Ahmetit, e cila mori besimin e ri për anëtare të Kryesisë së Degës.

Konventa e Gruas, po ashtu, ishte një manifestim i madh politik i Gruas gjilanase në mbështetje të LDK’së.

Po vazhdojmë me vizita në terren nëpër nëndegë, duke demonstruar besim dhe gatishmëri për zgjedhjet e 17 tetorit, derisa po vazhdon puna në takime me qytetarët, grupet e interesit dhe ekonominë lokale.

Me besim në Zot, Familje e Republikë!