Dyshohet se babai vrau djalin e tij në Prishtinë

Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Një person është arrestuar, si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë perdorur në rast.

“Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.

Aktualisht jemi ne fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​”, konfirmon policia për Express.

Mësohet se Albert Krasniqi është personi që ka mbetur i vrarë sot në Prishtinë, ndërsa i dyshuari i vrasjes është babai i tij, tashmë i arrestuar.

I ndjeri ishte biznesmen i njohur në Prishtinë.