Aksident në Parallovë, një nga të lënduarit dërgohet në QKUK
Një i aksidentuar në Parallovë të komunës së Novobërdës, është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa dy të tjerë janë liruar pas marrjes së trajtimit mjekësor.
Fsh. Parallove, Gjilan 08.10.2021 – 15:55. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasoj, lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët kanë pranuar trajtim mjeksorë, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga drejtuesit është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.

