Dogana e Kosovës parandalon një kontrabandë me argjent nga Turqia
Në pikë kalimin kufitar të Aeroportit, oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 11 kilogramve stoli të argjentit.
Njesitet Antikontrabande kanë ushtruar kontrolle tek udhetarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Nderkombetar të Prishtines ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle detaje.
Pasi që pala ka hyr në kanalin e gjelbërt është selektuar për skanim të valigjes dhe kontrolle, në njërën nga valigjet e saj përmes skanerit është verejtur se ka mallra të cilat nuk jane deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara.
Gjithsejt stoli argjendi 11.2 kg (unaza, vath, qafore, hallka dore, zingjire dore dhe qafe etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregulllt kundërvajtëse.
Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana-ks.org.
Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të venditm, thuhet në njoftimin e Doganës.