Nesër në Cërnicë varrosen pesë trupat e familjes Bllaca

Nesër bëhet varrosja e trupave të familjes Bllaca, të cilët u vranë dje në Gjilan, nga vajza Valdetja, e cila në fund e vrau edhe veten.

Njoftimi është dhënë pak minura më parë nga të afërm të familjes.

Sipas këtij njoftimi, varrimi bëhet në fshatin Cënicë, me kohën e iqindisë, ora 14:52.

Në këtë tragjedi brenda familjes, mbetën të vdekur prindërit e polices, dy vëllezërti e saj dhe vetë autorja e krimit, e cila dyshohet se bëri vetëvrasje.

Moti i kësaj vrasje të katërfishtë dhe një vetëvrasje nuk dihen ende.

Ky është njoftimi:

Të dashur miq dhe familjarë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se nesër, e enjte, datë: 20.02.2020, në ora 14:52 (me ikindi), bëhet varrimi i familjarëve tanë.

Varrimi bëhet në varrezat e fshatit Cernicë.

Funerali niset nga Xhamia e fshatit./mediafokus.info