Aksident në Ramjan të Vitisë, 7 persona të lënduar
Një aksident ka ndodhur dje në Ramjan të Vitisë, ku sipas policisë, shtatë persona janë lënduar.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh.Ramjan,Viti, 07.11.2022-14:50. Dy vetura civile me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kane pësuar dy drejtuesit e veturave dhe pesë pasagjerë. Të lënduarit pas pranimit te tretmanit mjekësor janë liruar.

