Sot certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mblidhet sot për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, që ka konfirmuar se mbledhja do të mbahet prej orës 10:00.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt”, tha Elezi.