Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:15, në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një person.

Kështu i tha Gazetës Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar një person e cila nuk  ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.”