7-vjeçari në Lipjan u shkel me veturë nga një shtetas suedez

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 7-vjeçarit në Lipjan, i cili u shkel me veturë nga një shtetas i huaj dhe më pas ndërroi jetë në QKUK.

“Fsh. Rusinoc, Lipjan 07.04.2021 – 16:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Suedisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar (të mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngasësi i veturës, A. H., 27-vjeçar, është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e dënimit prej 48 orësh.