Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, katër të lënduar

Katër persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë tri automjete. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.