Aksident te ‘Albanica’
Një aksident te ‘Albanica’ në Gjilan, ka ndodhur para pak çastesh.
Në foto, të cilën Mediafokus.info e ka siguruar nga bashkëpunëtorët e vet, një veturë shihet të ketë përfunduar pranë një shtylle elektrike, në hapësirën që ndanë krositë në magjistralen Gjilan-Bujanoc, ku shpejtësia e lëvizjes zhvillohet sipas kushteve brenda vendbanimit.
Vetura ka dëme serioze në pjesën e përparme dhe të pasme, aq sa i është shkëputur tërësisht edhe rrota.
Tani për tani nuk dihet për të lënduar. /Mediafokus.ino

