Kryesuesja e Kuvendit: Arzia do të mbahet mend për urtësinë dhe njerëzinë e saj

Lajmi për vdekjen e Arzie Nuhiut, ish-asambleiste komunale, e ka pikëlluar shumë edhe kryesuesen e Kuvendit Komunal në Gjilan, Shpresa Kurteshi Emini.

“Lajmi për vdekjen e Arzie Nuhiut, ish asambleistes së Kuvendit Komunal të Gjilanit, na pikëlloi shumë. Arzia, do të mbahet në mend për aktivizmin e saj shembullor që ka treguar për interesat e përgjithshme të Komunës së Gjilanit, veçanërisht për urtësinë dhe njerëzinë që ka përshfaqur përherë. Ngushëllime familjes Nuhiu, miqve e dashamirëve!
Arzie, pusho në paqe”, ka shkruar Kurteshi Emini.