Vdekja e Arzie Nuhiu pritet me pikëllim të madh te bashkëpartiakët e saj

44-vjeçarja që u gjet e vdekur sot në mëngjes, është aktivistja politike dhe ish-këshilltarja komunale, Arzie Nuhiu. Vdekja e saj është cilësuar e dyshimtë.

Izmi Zeka, ish-kryetar i Degës së PDK në Gjilan, ka bërë një dedikim për Arzien, ku shprehet i trishtuar me rastin.

“Ndjehem i trishtuar. Arzie ti nuk duhej të vdisje. Jo engjujt nuk vdesin. Më le pa fjalë. Çka të shkruaj në këto momente kur vdekja të mori pa na thënë lamtumirë. Trishtim!” – ka shkruar Zeka.

Vdekja e Arzie Nuhiut ka qenë lajm tronditës edhe për bashkëpartiakun dhe bashkëpunëtorin tjetër të saj, Shefik Surdulli.

Lajm tronditës, pikëllues nga vdekja tragjike e Arzie Nuhiut – bashkëpunëtores, bashkëpartiakes e aktivistës kontributdhënëse, shembull në shoqërinë gjilanase!

Ngushëllime familjes, bashkëveprimtarëve e shoqërisë gjilanase! U prehsh në paqe, Arzie!, ka shkruar Surdulli.