Gjendet e vdekur 44-vjeçarja, Arzie Nuhiu, ish-asambliste në Gjilan

Një femër në Gjilan është gjetur e vdekur dhe dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i banesës ku jetonte. Rastin, që është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, togeri Ismet Hashani.

‘Sot me 21 korrik 21 rreth  orës 03:50 të mëngjezit, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar  informatën se në rrugën “Raif Halimi”, në pjesën e pasme të njërës nga ndërtesat në këtë rrugë është vërejt një trup i personit të gjinisë femërore.

Njësitet policore nga stacioni policor i Gjilanit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Më pas nga familjarët është identifikuar se bëhet fjalë për A. N. (1977) femër, shtetase e Kosovës, që ishte duke banu në katin e pestë të ndërtesës në këtë rrugë.

Dyshimet fillestare janë se e njëjta ka rënë nga ballkoni i banesës së saj ku ishte duke jetuar.

Në  vendngjarje ka prezantuar shërbimi Emergjent (ndihma e parë) ku nga mjeku kujdestar i kësaj njësie është konstatuar vdekja.

Në vendngjarje ka prezantuar prokurori i shtetit për “Krime të Rënda”, njësitet e hetimeve dhe forenzikës rajonale.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore – Prishtinë.

Rrethanat dhe motivet se si ka ndodhë ky rast i rëndë ende nuk dihen.

Rasti për momentin është cilsuar si “Vdekje e dyshimt” dhe hetimet e mëtejme janë duke i udhëheq Policia e Kosovës njësitet e hetimeve Rajonale në kordinim me Prokurorin e shtetit’, ka thënë Hashani.

Merret vesh se e ndjera është Arzie Nuhiu, ish-aktiviste e PDK, ish-asambliste komunale dhe aktiviste e forumeve për të drejtat e grave.