Aksident trafiku me fatalitet në Stanishor

Sot rreth ores 11:00 policia në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident në rrugën Stanishor–Novobërdë, ku një persin ka humbur jetën.

Njësiti patrullues dhe njësiti i trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur atëherë kur njësia një, duke lëvizur e vetme në rrugën lokale Stanishor -Novoberdë, në dalje të fshatit Stanishor, në vijë të drejtë, duke mos përshtatur shpejtësinë, humb kontrollin mbi automjetin, kalon në anën e majtë të rrugës, godet pjesën anësore të rrugës (gurë), rrokulliset dhe mbetet në mes të rrugës i drejtuar.

Me këtë rast, lëndime të rënda pëson drejtuesi me inicialet A.M i cili dërgohet me veturën e Ndihmës së Shpejtë në QEGJ, ku mjekët konstatojnë vdekjen e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML për obdukcion.