Aksident trafiku në Kamenicë, 5 të lënduar
Policia ka njoftuar se dje ka ndodhur një aksident mes dy veturave në Kamenicë, ku 5 persona kanë mbetur të lënduar.
Njoftimi i plotë i poilicisë:
Bosce, Kamenicë 28.01.2023-23:10. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm.