Ndahet nga jeta gazetari Adem Rugova

Është ndarë nga jeta doajeni i gazetarisë kosovare, Adem Rugova, i njohur edhe si Adem Shkreli, Adem Demaj.

Opinioni lexues e njohu me këta tre emra, me të cilët la gjurmë në letër, duke lënë një bagazh të madh shkrimesh gazetareske thuaja të të gjitha zhanreve, por edhe shumë vargje poetike.

Ai tërë jetën ia kushtoi gazetarisë dhe poezisë, ndërsa deri në pensionimin e tij punoi në gazetën “Rilindja”.

Atij me mëritë i takoi epiteti doajen i gazetarisë kosovare.

Ademi ishte vëlla i poetit të njohur Azem Shkreli, poetit e dramaturgut Ymer Shkreli dhe i Hys e Afrim Shkrelit, të cilët po ashtu dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare. /Gani Bajrami