Ka ndërruar jetë në Zvicërr profesoresha nga Gjilani, dr Shqiponja Isufi

Ka ndërruar jetë në Zvicër profesoresha nga Gjilani, dr Shqiponja Isufi, 41-vjeçe.

Lajmin e ka dhënë familja Isufi nga Gjilani.

Familja Isufi nga Zvicra dhe Gjilani, me pikëllim të thellë njofton për vdekjen e hershme dhe të papritur të bijës së tyre, Profesoreshës së ekonomisë në Universitetin e St. Gallen, Zvicër, dr Shqiponja Isufi (29.01.1981-25.09.2022).

Shqiponja Isufi ishte shembull i një gruaje të suksesshme. Ajo në moshë të re u bë doktore e shkencave ekonomike dhe Profesoreshë e ekonomisë dhe njëkohësisht drejtonte një ndërmarrje tejet të suksesshme në fushën e ekonomisë.

Shqiptarët e Zvicrës humbën pjestaren e komunitetit të tyre, shkencëtaren me të cilën mburreshin të gjithë!

Me këtë rast Lidhja Shqiptare në Botë u shpreh ngushëllime Familjes Isufi në Zvicër dhe në Gjilan, miqëve të tyre të shumtë si dhe studentëve të Prof. Dr. Shqiponja Isufi!

Data dhe vendi i varrimit do bëhen të ditura me kohë. /Mediafokus.info