Aksident trafiku në Podujevë, vdes një grua, lëndohen 3 persona
Një grua ka humbur jetën pas një aksidenti mes dy veturave në Podujevë, njofton Policia e Kosovës.
Policia njofton, po ashtu, se 3 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Njoftimi i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Podujevë 06.07.2023-19:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
Rreth orës 01:30 e datës 07.07.2023 në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Viktima femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në IML për obduksion.

