Hoti zgjeron spastrimet edhe në ATK dhe Doganë
Kryeministri Avdullah Hoti ka zgjeruar spastrimet duke liruar edhe dy drejtorë nga pozitat e tyre pas vendimit që mori për ta larguar Rashit Qalajn nga kreu i Policisë së Kosovës.
Klankosova.tv ka mësuar se nga detyra janë liruar edhe ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka dhe drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj.
Ende nuk dihet se kush do t’i pasojë Xhakën dhe Murtezajn.