Aksidenti afër Spitalit të Gjilanit i merr jetën një 76-vjeçari
Aksidenti i trafikut që ka ndodhur para pak minutash afër Spitalit Rajonal në Gjilan, ka përfunduar me vdekjen e një këmbësori të moshës 76-vjeçare.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani.
Ai tha se Policia rreth orës 11:22 ka marrë informacione për një aksident trafiku afër spitalit dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Viktima më pas është dërguar në Qendrën Emergjente të Gjilanit, por përkundër ndihmës së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se me datën 07.06.2022 rreth orës 11:22, në Gjilan afër Spitalit rajonal, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast aksident Trafiku me lëndime, të rënda. Dyshohet se një vetur në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda. Njesite policore kanë dal në vend të ngjarjes se bashku me ndihmen e shpejte. Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjnte në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndrru jet si pas e lëndimeve të pësuara në aksident. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Hetuesit e policisë së Kosovës njësiti i trafikut rrugor janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë aksidenti.

