Rritje dramatike e numrit të të infektuarve në Topanicë të Kamenicës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në vend, ku përfshihet edhe fshati Topanicë.

Por, 11 nga 13 të infektuarit, janë nga Topanica e Kamenicës, një nga Prishtina dhe një nga Gjakova, raporton Mediafokus.info.

Kamenica e shënoi rastin e parë të infektimit me virusin Corona të hënën në mbrëmje dhe të nesërmen është futur në karantinë, me vendim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike./Mediafokus.info/