Rritet numri i të infektuarve me koronavirus, edhe 13 raste të reja
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 13 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 125.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 113 mostra, prej të cilave 13 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë”, ka njoftuar IKSHPK.
Instituti po ashtu ka njoftuar se edhe katër persona janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 10 numrin e të shëruarve.
“Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10)”, bën të ditur IKSHPK.