Abdixhiku vaksinohet me Astra Zeneca, qytetarët hezitojnë ta marrin

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku është vaksinuar sot kundër koronavirusit me vaksinën Astra Zeneca.

“Sot, u vaksinova me dozën e parë ‘AstraZeneca’, në Qendrën e Vaksinimit, Salla 1 Tetori; dhe nëpërmjet këtij postimi i ftoj të gjithë qytetarët tanë të bëjnë të njëjtën gjë”, thotë ai.

Kreu i LDK-së thotë se nuk ka alternativë tjetër për ta mposhtur sfidën e stërzgjatur përpos vaksinimit.

“Na duhet ta arrijmë sa më parë imunizimin kolektiv, e kështu t’i mbrojmë qytetarët tanë në rrezikshmëri. Prandaj, ta përfundojmë sa më parë”, thotë ai.

Postimi i plotë:

Sot, u vaksionova me dozën e parë ‘AstraZeneca’, në Qendrën e Vaksinimit, Salla 1 Tetori; dhe nëpërmjet këtij postimi i ftoj të gjithë qytetarët tanë të bëjnë të njëjtën gjë.

Kur në marsin e vitit të shkuar, si Ministër Qeverie, në papritshmërinë më të madhe politike e jetësore, isha ballafaquar me sfidën më të rëndë globale, ishin pjesëtarët e stafit shëndetësorë që bënin gjithë punën në vijë të parë.

Janë të njëjtit, mantelbardhët, që vazhdojnë 16 muaj më pas të qëndrojnë në vijën e parë të detyrës dhe të shërbejnë që nga atëherë, pa hezitim.Fitore Qela, Mirjeta Tasholli, e Jehona Ahmeti janë tri nga qindra e mijëra heronj shëndetësorë që vazhdojnë t’i japin fund sfidës së pandemisë. Ato sot u kujdesën për vaksionimin tim e të qindra qytetarëve tjerë. Dhe këtë punë e bëjnë secilën ditë. Ju faleminderit!

Nuk ka alternativë tjetër për ta mposhtur sfidën e stërzgjatur përpos vaksinimit. Na duhet ta arrijmë sa më parë imunizimin kolektiv, e kështu t’i mbrojmë qytetarët tanë në rrezikshmëri. Prandaj, ta përfundojmë sa më parë.